Gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Bledit për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim edhe me emisarin britanik Stuart Peach, me të cilin thotë se bisedoi për bashkëpunim rajonal dhe dialogun.
Takimin me Peach, kryeministri Kurti e ka quajtur “të mirë”, teksa ka ndarë edhe pamje.
“Folëm për bashkëpunimin rajonal dhe dialogun. E falënderova për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Kurti.
Postimi i tij i plotë KËTU.
Good meeting with 🇬🇧 SE Lord Peach @BledStratForum. We spoke about regional cooperation and the dialogue. I thanked him for United Kingdom's active role and support. pic.twitter.com/TnsBO1fCGh
— Albin Kurti (@albinkurti) August 28, 2023