Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Bledit, bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian.
Përmes një reagimi në Twitter, Kurti ka thënë se “respekti ndaj minoriteteve dhe njohja reciproke janë parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
”Mesazhe inkurajuese nga Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor Unë i bëra jehonë thirrjes për një qasje të bazuar në vlera ndaj anëtarësimit në BE, të fokusuar në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”, ka shkruar Kurti, të dielën.
Kreu i ekzekutivit është takuar atje edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, takimi i parë prejse ishte anuluar takimi i përbashkët në mes dy qeverive për shkak të zhvillimeve në Veriun e Kosovës.
E në Samitin e Bledit tema kryesore do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, proces i nisur vite më parë.
Encouraging messages from 🇸🇮 Prime Minister Robert Golob on EU enlargement and opportunities for the Western Balkans @BledStratForum.
I echoed the call for a values-based approach to EU membership, focused on respect for minorities, and with mutual recognition as a precondition. pic.twitter.com/tgDWdASYP9— Albin Kurti (@albinkurti) August 27, 2023