Abdullahu për Kurtin: O pishmanli që s’le qërshi pa e përbi

E publikuar: 24/08/2023 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, në një postim në Facebook ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

I ftuar në një emision ditë më parë në RTV Dukagjini, Abdullahu e kishte quajtur Kurtin “o bir” e që sipas tij gjuha e tij ka qenë përkdhelëse.

Abdullahu, ka treguar të ketë marrë kritikë për frazën “O bir pa ty bohet ma mirë, bindu”, drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

Por ai ka shkruar edhe përtej kësaj me fraza të tjera drejt kreut të ekzekutivit, në një formë duke mos qenë pishman për atë që ka thënë paraprakisht.

Ai fillimisht ka thënë se shprehja ka qenë në konotacion kolegial e përkëdhelës, por që sipas tij aty duhej shtuar edhe: “O bukpërmys që mendon se me ty filloj e drejta dhe drejtësia e nuk e sheh se para teje u bo shteti dhe demokracia.