Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova mbi 3 orë, te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta

E publikuar: 20/08/2023 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në tri orë e gjysmë.

Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar, pritje për të dalë nga Kosova ka edhe te Dheu i Bardhë, ku ato zgjasin deri në 40 minuta.

Kurse, në pikat e tjera kufitare, gjendja është më lehtë e kalueshme, përveç në Jarinjë, ku pritjet janë deri në 20 minuta.

Ndërsa, në të gjitha pikat kufitare për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta.