Edhe Ministri Krasniqi kritikon ambasadorët: Serbia prapa dorëheqjes së policëve, të përmendet me emër

E publikuar: 18/08/2023 00:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, që ka pasur përgjegjësi rreth dërgimit të kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, iu ka reaguar ndërkombëtarëve që të enjten u shprehën të shqetësuar për dorëheqjet e tre policëve sebë në Veri të Kosovë.

Qeveria e Kosovës, por edhe presidentja, Vjosa Osmani besojnë se mbrapa dorëhqjeve qëndron Serbia e cila përmes kërcnimeve po frikëson serbët.

Ndërkaq, Dimal Basha, deputet i VV-së iu tha ndërkombëtarëve që “të mos shesin përralla”, duke kritikuar qasjen e tyre në raportin ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, edhe Elbert Krasniqi kërkon që ndërkombëtarët ta pëmendin Serbinë në këtë rast, duke thënë se fajtori ka emër – dhe quhet Serbia.

“Ne i dënuam menjëherë fushatat e frikësimit kundër policëve të saporekrutuar nga komuniteti jo-shumicë. Këto fushata kanë rezultuar në dorëheqjen e 3 PK-së sot. Kjo nuk është vetëm një ngjarje fatkeqe. Është një përpjekje e dhunshme e Serbisë për të parandaluar integrimin e serbëve etnikë në Veri të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Përderisa mirëpresim dhe komandojmë reagimin e përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë, të cilët kanë shprehur menjëherë dhe me të drejtë shqetësimin e tyre, ne gjithashtu besojmë se koha aktuale u kërkon atyre të emërtojnë dhe dënojnë aktorët që qëndrojnë pas një zhvillimi të tillë, përkatësisht Serbinë dhe strukturat e saj ilegale”, ka thënë ai.

Policët serbë ishin dorëhequr viti e kaluar, por muaj më parë disa serbë vullnetarisht u përfshin në Policinë e Kosovës.

Kjo gjë nuk e kishte miratimin Listës Serbe, për këtë Kosova vazhdimisht alarmuar se ndaj këtyre policëve serbë ka presion.