Dragica Bozhaniq, një grua serbe po dëshmon pa masa mbrojtëse në Gjykatën Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.E njëjta po u përgjigjet pyetjeve të avokatit, Gregory Keohe, i cili përfaqëson mbrojtjen e ish-presidentit Thaçi, shkruan lajmi.net.
Bozhaniq po pretendon se UÇK ia vrau djalin e burrin, teksa avokati i Thaçit në vazhdën e pyetjeve zbuloi se në momentin e incidentit, në shtëpinë e saj kishte edhe persona të tjerë që ishin të armatosur.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Është fakt që burrat e fshatit tuaj kishin marrë armë nga SerbiaPërgjigje: Po. Armët janë shpërndarë për burrat. Secilit burrë, ndërkohë bashkëshorti im nuk kishte armë sepse nuk dinte se si ta përdorte, ndërsa djali im nuk dinte se si ta përdorte.
Pyetje: A e dini se kur i kanë dhënë armët?Përgjigje: Gjatë demonstrative në Kosovë janë dhënë armë.
Pyetje: A ju kujtohet ta keni thënë këtë që burrat kanë marrë armë në demonstrate? Ju keni thënë që gjatë demonstrative në Kosovë njerëzve ju janë dhënë armë. Kur flisni për këtë, doni të keni thënë se gjatë demonstrative në Kosovë shteti u ka dhënë armë serbëve?Përgjigje: Shqiptarët kanë pasur demonstrata. Kur janë bërë demonstratat e tyre.
Pyetje: Autoritetet serbe ju kanë thënë civilëve serbë armë në të gjithë Kosovën, kështu?Përgjigje: Nuk e di për gjithë Kosovën, sepse unë nuk kam dijeni për armë, pushkë apo për gjëra të tilla. Im shoq kishte një pistoletë që e kishte blerë, dhe e dija për çka ishte pistoleta.
Pyetje: Ditën kur ndodhi incidenti, shumë prej serbëve në fshat erdhën tek shpija juaj apo jo? Kur ata erdhën ata kishin marrë me vete edhe armët që u kishin dhënë autoritetet serbe, kështu?Përgjigje: Nuk e di. Në qoftë se i kanë pasur me vete, i kanë pasur, vetëm kur filluan të shtënat e mora vesh që ata kishin armë.
Pyetje: E morët vesh që burrat që ishin në shtëpinë tuaj kishin armë me vete apo jo?Përgjigje: Po.