Largimi i kryetarëve nga Komunat në Veri, Osmani: Çështje ditësh përfundimi i bazës ligjore

E publikuar: 15/08/2023 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në komunën e Dragashit, ka folur për çështjen e zgjedhjeve në Veri. Ajo tha se është çështje ditësh kur do të përfundojë baza ligjore sa i përket akteve nënligjore dhe atyre të ministrisë dhe KQZ-së që i përcaktojnë afatet dhe çështjet teknike dhe procedurale lidhur me zbatimin e nenit 72 të ligjit për vetëqeverisje lokale.

Ajo tha se pasi të përfundoj baza ligjore, u takon qytetarëve në Veri që të vendosin se a dëshirojnë ta shfrytëzojnë të drejtën për peticion apo jo.

Sa i përket çështjes së kryetarëve të komunave veriore është çështje ditësh kur do të përfundojë baza ligjore sa i përket akteve nënligjore dhe atyre të ministrisë dhe KQZ-së që i përcaktojnë afatet dhe çështjet teknike dhe procedurale lidhur me zbatimin e nenit 72 të ligjit për vetëqeverisje lokale. Kjo është bazuar edhe në praktikat e mëhershme, kur të drejtat që tashmë parashihen dhe rregullohen me ligj, kur duhet të zbatohen ato të drejta, çështjet procedurale parashihen me akte më të ulëta, pra me akte nënligjore. Pasi të përfundoj kjo, u takon pastaj qytetarëve në veri se a dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë apo jo”, ka thënë Osmani.

Ajo ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të kërkojë nga Vuçiqi të ndërpresë ndikimin negativ.

“Siç e kam thënë edhe më herët, është esenciale që komuniteti ndërkombëtar të kërkojë nga Vuciqi të ndërpresë ndikimin negativ te qytetarët në Veri”, tha ajo.

Osmani tha që nga komunikimi që ka me ta, qytetarët në Veri, duan që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. /GazetaExpress/