Mblidhet KQZ-ja, në rend dite pezullimi i Partisë Republikane të Kosovës

E publikuar: 15/08/2023 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Në rend dite është shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e Partisë Republikane të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe ftesa për KQZ nga OSBE ODIHR në Punëtorinë Rajonale për Administrimin Zgjedhor, Sarajevë, Bosnje dhe hercegovinë dhe ftesa nga International Republican Institute për pjesëmarrje në Open Government Partnership Annual Summit, Tallin, Estoni.

RENDI I DITËS:Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

-Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes Nr. 22/2023Rekomandimet nga ZRCKFSP

Shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike Republikanet e Kosoves

Këshilli për Marrëdhënie me JashtëShqyrtimi dhe miratimi i ftesës për KQZ nga OSBE ODIHR në Punëtorinë Rajonale për Administrimin Zgjedhor, Sarajevë, Bosnje dhe hercegovinë;

Ftesë nga International Republican Institute për pjesëmarrje në Open Government Partnership Annual Summit, Tallin, Estoni;

Këshilli për Personel

Njoftim nga Grupi punues për draftimin e Rregulloreve të Brendshme të KQZ;

Rekomandimet nga Sekretariati i KQZ;

Te ndryshme