Shenjat e dhunës, përfshirë ato të shkaktuara nga mjetet e mprehta, iu panë gati se në gjithë trupin, pothuajse të zhveshur, kur 56-vjeçari S. M. u gjet pa shenja jete, të shtunën pasdite, afër spitalit e Mitrovicës, e jo larg banesën ku jetonte.
Ani se i ndjeri, siç mëson Klani, kishte një shumë të hollash me vete, familjarët e tij nuk është se patën dyshime në dikë, fillimisht, por dilemat se ai mund të jetë vrarë nisën kur u mor vesh se mungonte makina të cilën ai e shfrytëzonte.
Gjetja e saj, e mbuluar me një batanije, në shtëpinë e një personi tjetër, u bë sebep për hetime më të thella. Burri u arrestua dhe mëpastaj rasti u rikualifikua nga “Vdekje e dyshimtë, në “Vrasje të rëndë”, njofton Klan Kosova.
Me të njëjtin dyshim, të hënën u prangos për ndalim fillestar 48 orësh, edhe një person tjetër, 25 vjeç.
Familjarët e viktimës thanë se nuk kanë dijeni për motivet e asaj çfarë i ndodhi të afërmit të tyre, me të cilën humbën kontaktin gati 24 orë.