Deputetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka kritikuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Petër Stano, i cili gjatë një konference për media javën e kaluar ka thënë se sjellja e Kosovës ishte ”jo-evropiane“, duke iu referuar tensioneve në Veri muajve të fundit.
Për këtë ajo është ankuar te Josep Borrell, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme të Sigurisë.
Deputetja britanike i tha Borrellit se Stano ka mungesë të plotë të ekulibrit të marrëdhënieve të BE-së me Kosovën.
”Josep Borrell Zëdhënësi i saj tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën”.
”Të thuash që Kosova ka “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane” është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë”, ka shkruar Keans në Twitter.
Në këtë listë përmenden vizitat e zyrtarëve të Beogradit zyrtar në Teheran, marrëveshjet e Serbisë me Rusinë edhe pas përpjekjes ruse për pushtimin e Ukrainës, blerjen e dronëe kamikazë prej Iranit, kidnapimi i policëve kosovarë, si dhe sjellje tjera destuktive të Serbisë në raport me Kosovën dhe perëndimin.Express
.@JosepBorrellF’s spokesperson demonstrates the complete lack of balance in the EU’s dealings with Kosovo.
To say 🇽🇰 has “inability to behave in a European manner" is a gross misrepresentation, but then not to call out Serbia’s actions given list below?pic.twitter.com/xRsqRj5bD0 pic.twitter.com/f5PRIaXBhP
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 14, 2023