Deputeti gjerman, Abraham jep mbështetjen e plotë për letrën e diplomatëve evropianë

E publikuar: 09/08/2023 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Knut Abraham

Knut Abraham, deputet i Bundestagut të Gjermanisë përkrahë letrën që mbi 50 diplomatë perëndimorë kanë dërguar drejt ShBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe në përkrahje të Kosovës.

“Kjo letër e hapur e ka mbështetjen time të plotë”, ka shkruar Abraham në Twitter, transmeton KlanKosova.tv.

“Shumë e mirë dhe iniciativë në kohën e duhur”.

Dy ditë më parë mbi 50 diplomatë kanë dërguar një letër për Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ku kërkohet që të ndryshojë qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe që ndaj Beogradit të ketë qasje më të ashpër sesa që ka aktualisht.