Rohde takon përfaqësuesit e mediave: Mirënjohës për njohuritë e fituara

E publikuar: 09/08/2023 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Joern Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se të mërkurën është takuar me përfaqësues të mediave dhe shtypit.

Këtë diskutim, diplomati gjerman e quajti produktiv.

Ai shtoi se roli i medias si shtylla e katërt e pushtetit është i pamohueshëm.

“Në demokraci, roli i medias si shtylla e katërt e pushtetit është i pamohueshëm. Kontributet e tyre janë të domosdoshme për nxitjen e debatit publik dhe ofrimin e perspektivave kritike. Mirënjohës për njohuritë e fituara”, shkroi Rohde në Twitter.