Në një postim në profilin e saj, avokatja Teuta Beka jep detaje rreth situatës së Gzim Zakuti.
Sipas avokates mbrojtëse të Gzim Zakuti, klineti i saj edhe pse ngarkohet me një vepër penale, në pamjet e publikuara ai nuk shihet askund të ketë marrë pjesë për veprën që i ngarkohet në natën kritike.
Postimi i plotë:
Sqarim lidhur me rastin në “Bon Vivant”
I mbrojturi im, Gzim Zakuti i arrestuar në rastin Bon Vivant, tani është ngarkuar nga prokuroria me veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” edhe pse i njejti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim inkriminues natën kritike.
Tani kemi nëpër media edhe pamjet e momenteve kritike dhe se Gzim Zakuti nuk shihet fare duke u rrahur apo duke ndërmarrë ndonjë veprim kundërligjor.
Pra ai gjendet nën masën e paraburgimit vetëm si rezultat i rastit të rëndë dhe i publicitetit të madh por asesi si rezultat i ndonjë veprimi të tij kundërligjor, ka shkruar Beka.

















