Presidentja Vjosa Osmani e ka vizituar sot kampin Bondsteel ku e pa përcjellë ndërrimin e komandës nga koloneli Mattheë O. Dinenna te ai Terry A. Saul.
“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Mattheë O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë që prania amerikane në Kosovë garanton stabilitet dhe siguri.
“Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”.