Mushkolaj i reagon pushtetit: S’po merreni me grurin, por me atë se kush e incizoi muhabetin 39 minuta më parë

E publikuar: 02/08/2023 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e eksponentëve të pushtetit pas publikimit të incizimeve në Nacionale që tregojnë për keqpërdorimet rreth rezervave të shtetit.

Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pushteti nuk po merret me përmbajtjen e përgjimeve të skandalit me grurin, por me atë se kush ka mundur ta incizojë bisedën.

Kështu, ai ka rekomanduar Qeverinë që “të merret me lajmin, jo me lajmëtarin”.

“Dmth. pushteti nuk po merret me përmbajtjen e përgjimeve rreth skandalit me grurin, por me supozimet kush ka mundur të incizojë muhabetin për skandalin. Merruni me lajmin, jo me lajmëtarin. A ka Rozeta naj konferencë sot?” – ka shkruar ai.