Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Qeveria nuk po merret me kërkesat e sektorit privat, raporton Ekonomia Online. Madje sipas tij, nga diaspora ka interesim për investim, por që nuk po u ofrohen kushtet atyre.
Ai shton se një mori e ligjeve janë anti-Kushtetuese dhe se qasja e kësaj Qeverie ai po e konsideron si më të dobëtën në histori.
Këto komente ai i bëri në fillim të takimit me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Tahiri foli edhe për rastin e Klan Kosovës, duke e quajtur atë si skandaloz.
“Ashtu siç e pat sapo përfunduam tryezën me sektorin privat si punëdhënësit më të madhej në vend dhe si tatimpaguesit më të mëdhenj. Nuk ka dialog, nuk flet Qeveria me sektorin privat. Prej diasporës ka shumë interesim për investim por nuk ka vend. TVSh 18%, krejt vendet e rajonit e kanë ndryshuar”.
“AAK do të vazhdoj ciklin e komunikimit me sektorin privat çdo muaj. Ne mendojmë që de-eskalimi në veriun e Kosovës është shumë i rëndësishëm”.
“Ne jemi duke punuar ta ndërtojmë jo vetëm aspektin politik. Ligji për pagën minimale ka krijuar problem, ligji për paga ka krijuar problem, ligjet për arsim e shëndetësi zero. Një mori e ligjeve janë anti-kushtetuese. Qasjen e kësaj Qeverie e konsideroj si më të dobëtën në histori. Kemi solidaritet të plotë me mediat. Ajo çfarë po ndodh me Klan Kosovën është skandaloze. Sa më shpejtë që e kupton Qeveria është më mirë për demokraci dhe fjalë të lirë”.