Pse po dorëhiqen ministrat e BDI-së nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, flet Grubi

E publikuar: 30/07/2023 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe funksionar i lartë në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), ka folur në T7 për dorëheqjet e zyrtarëve të kësaj partie në qeveri.

Të dielën, Ali Ahmeti ka thënë se vendimi për dorëheqje është marrë “duke u nisur nga kushtëzimi i opozitës [VMRO DPPMNE-së] se do t’i votonte ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria”.

Në lidhje me këtë Grubi tha se integrimet kanë qenë gjithnjë përcaktim i BDI-së.

”Ky vendim nuk është i befasishëm pasi përcaktimi i Al Ahmetit dhe BDI-së për integrim të plotë të Maqedonisë së Veriut është aktual që nga themelimi i partisë”, ka thënë ai.

Grubi është pyetur se çfarë do të ndodhë me premtimin që do të ketë kryeministër shqiptar.

Këtu mund ta ndiqni deklaratën e Grubit për T7.