Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri pas dështimit të mbajtjes së seancës, tha se kjo parti kishte konfirmuar për të dhënë votën pro marrëveshjes.
Ai kritikoi pozitën për dështim të seancës, duke vlerësuar se Kosova është më e dobët si në brenda ashtu edhe jashtë.
Tahiri shtoi se Qeveria nuk ka dashur të diskutojë as për policët që janë të rrezikuar.
“Sot jemi dëshmitar të anulimit të qëllimshëm të një seance, për me i ikë debatit për skandalin ‘Zdravo’ që tashmë iu ka shtuar emri ‘zejtin’, por edhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat ne kemi premtuar me dhanë votën sot”, ka thënë Besnik Tahiri.
“… janë gënjeshtra të pastërta ajo që flitet për rritje të pagave, 6 muaj s’kanë mbërri me përgatitë një rregullore për shtesa për rrezikshmëri”.