KQZ vendos për asgjësimin e materialit të zgjedhjeve të 23 prillit në veri

E publikuar: 25/07/2023 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me tetë vota për, ka marrë vendim që të asgjësojë materialin zgjedhor për zgjedhjet e 23 prillit për kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Gjithashtu u edhe për materialin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje është edhe raporti për realizmin e planit të punës të KQZ së si dhe shtojca “Raport i Realizimit të Planit të Punës, për periudhën janar-qershor.

Gjithashtu u miratua edhe raporti financiar për periudhën janar-qershor dhe raporti i shpenzimeve të derivateve janar-qershor.