Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog.
Në njoftim thuhet se Abdixhiku ia ka shpalosur ambasadorit Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së për zgjidhjen e krizës në Veri dhe “përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Tutje, Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Abdixhiku pret në takim ambasadorin e BE-së, Szunyog
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.
Në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik.
Kryetari Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Syunzog planin 7 pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.