Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që kishte urdhër arrest ndërkombëtar në Itali.
Personi me iniciale B.B është arrestuar të hënën i dënuar për veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim.
Siç ka njoftuar Policia, personi i kapur është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në vazhdim, veprimet ndaj tij do të ndërmerren sipas procedurës ligjore.
”Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë”.
“Personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim. Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.