Ankandi solar, Kurti thirrje investitorëve që të marrin pjesë

E publikuar: 23/07/2023 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje investitorëve të marrin pjesë në ankandin e parë të Kosovës në energji solare.

Kurti ka shkruar se Qeveria garanton proces të drejtë dhe transparent.

“Ne ftojmë investitorët në ankandin e parë në Kosovë, të PV diellore 100 MW, të cilin e kemi nisur me mbështetjen e USAID. Qeveria jonë garanton një proces të drejtë dhe transparent, si dhe kritere tërheqëse, përfshirë tokë publike me 15 vjet të garantuara APP, qira 30-vjeçare dhe lidhje afër rrjetit”, ka shkruar Kurti.

Nëpërmjet këtij ankandi pritet që të bëhet instalimi i paneleve me kapacitet të prodhimit të 100 megavatëve të energjisë solare, në një vlerë prej 75 milionë eurosh.

Ankandi është një proces konkurrues, nëpërmjet të cilit Qeveria do të blejë energji elektrike që gjenerohet nga burimet e ripërtëritshme. E kontrata e ankandit jepet në bazë të çmimit më të ulët të garantuar të blerjes. /Telegrafi