Engel: SHBA-ja duhet ta rimendojë politikën për Kosovën

E publikuar: 19/07/2023 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rep. Eliot Engel (D-NY) speaks during a news conference discussing Russian sanctions on Capitol Hill February 15, 2017 in Washington, DC. A cloud of intrigue over ties with Moscow has hovered over President Donald Trump since US intelligence alleged the Russian government interfered with the presidential election last year against his opponent Hillary Clinton. On Monday, Trump’s national security adviser Michael Flynn was forced to resign over his private conversations with a Russian diplomat, and on Wednesday the New York Times reported that Trump aides and associates had “repeated” calls with senior Russian intelligence officials during the election campaign. / AFP / ZACH GIBSON (Photo credit should read ZACH GIBSON/AFP/Getty Images)

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel në një shkrim në “Foreign Policy” ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë me Kosovën, pasi sipas tij, dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit.

Engel ishte pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve për më shumë se 30 vjet. Ai ushtroi detyrën e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka qenë i angazhuar me çështjen e Kosovës. Në shkrimin e publikuar të martën, Engel ka thënë se e mbështetet administratën e presidentit Joe Biden për punët brenda dhe jashtë vendit, por është i shqetësuar me trajtimin e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë nga Departamenti i Shtetit.

“Intervenimi i NATO-s ishte sukses i madh i politikës së jashtme për Perëndimin dhe u pasua nga vite të tëra të mbështetjes së fuqishme të SHBA-së për Kosovën. Por që atëherë, Serbia dhe Rusia kanë bllokuar përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara dhe për të marrë njohjen e plotë në mbarë botën, dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së kohët e fundit është dukur më pak i gatshëm për të mbështetur ushtrimin e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj”, ka shkruar Engel ndër të tjera.

Ai nuk pajtohet që Departamenti i Shtetit “dënoi” Kosovën për çështjen e targave dhe të kryetarëve të komunave në veri.

“A e dënoi Uashingtoni presidentin serb Aleksandar Vuçiq për presionin ndaj serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet? Jo. A e dënoi grupin e vogël të serbëve që sulmuan NATO-n në Kosovë, duke plagosur 30 paqeruajtës? Mezi… dënoi dhunën, por nuk arrestoi sulmuesit. A e dënoi Serbinë për nxitjen e qytetarëve serbë të veriut të Kosovës që të refuzojnë përdorimin e targave të vendit ku ata jetojnë? Jo. A i ka dënuar ajo veprimet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, të cilat, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë ‘spastrim etnik përmes mjeteve administrative’? Përsëri, mezi, apo fare”, ka shkruar Engel.

Sipas ish-kongresistit, SHBA-ja ka qetësuar një ngacmues gjysmë autokratik [Vuçiqin], por siç ka shkruar ai, vetë Amerika është bërë ngacmuese duke e frikësuar Kosovën “më të vogël, më të cenueshme”.

“Është koha për ta ndryshuar qasjen”, thotë Engel.

Ai ka thënë se Serbia është larguar nga demokracia dhe Perëndimi që kur Vuçiqi erdhi në pushtet më shumë se një dekadë më parë.

“Pra, çfarë po ndodh? Pse Shtetet e Bashkuara janë kaq të shpejtë për të dënuar Kosovën dhe kaq kundërshtues për ta dënuar Serbinë? Dhe si ta përfundojmë këtë spirale në rënie dhe t’i rikthejmë njëfarë kuptimi politikës së SHBA-së?”, ka pyetur Engel.

“Unë besoj se në dritën e luftës në Ukrainë, dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit”, ka shtuar ai.

Sipas analizës së Engelit, administrata Biden meriton duartrokitje si po udhëheq Perëndimin në mbështetje të Ukrainës, por “dëshira e tij e zjarrtë për ta ruajtur stabilitetin në Evropë ka shtrembëruar pikëpamjen e administratës për konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”.

“Uashingtoni tani po e qetëson Vuçiqin në një përpjekje për të ulur tendencat e tij nxitëse”, ka thënë Engel.

Engel i ka bërë thirrje administratës Biden që duhet ta mbështesë Kosovën pasi forcon demokracinë dhe sovranitetin e saj, e jo ta bllokojë nga frika e “gjysmë-autokratikut nga Beogradi”.

Ish-kongresisti amerikan nuk beson se krijimi i Asociacionit do ta zgjidhte problemin e veriut.

“Në fund të fundit, nëse do të krijohet Asociacioni, të njëjtat parti do të kenë të njëjtat interesa dhe do të tërheqin të njëjtat leva për të arritur të njëjtat synime. Dhe Vuçiqi do të vazhdojë të nxisë separatizmin dhe të nxisë dhunën”, ka thënë ai.

Qetësimi i Serbisë, siç shkruan Engel, nuk po funksionon dhe është koha që SHBA-ja të ndërrojë drejtimin. Ka përgëzuar vendimin e Thesarit të Shtetit për ta sanksionuar shefin e BIA-s, Aleksandar Vulin, por ka shtuar se nuk duhet të jetë i vetmi.

Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtypin e lirë, si dhe të kundërshtojnë korrupsionin, thotë Engel.

“Ato veçori janë në rënie në Serbi, por janë në rritje në Kosovë. I bëj thirrje administratës së Bidenit që t’i kthehet bazave: Rifokusimi në vlerat e SHBA-së dhe ndalimi i ngacmimit të Kosovës. Dhe duhet të ribalancojë politikën e saj në Ballkan për të mbështetur ata që i përqafojnë ato prioritete dhe të qëndrojnë përballë atyre që nuk i përqafojnë”, ka shkruar Engel.