Paralajmërim për zjarre: Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent

E publikuar: 18/07/2023 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka dalë me një paralajmërim për zjarre të mundshme në vend.

AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent, të kontribuojnë në shuarjen e zjarreve si personalisht, ashtu edhe përmes kontaktimit të numrave emergjent.

“APELOJMË, të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon, pasi që për një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore”, thuhet në apelin e AME-së.

AME ka rikujtuar se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj.

“E rëndësishme, në rast se hasni në ndonjë rast dyshimi për rrezik nga zjarri numrat emergjent në të cilët ju duhet të drejtoheni dhe t’i informoni  por edhe ndihmë të kërkoni pa pagesë 24/7  janë:

112 Qendra Operative Emergjente nga VALA dhe IPKO(pa pagesë), 193 zjarrfikësit, 192 Policia dhe 194 Shërbimi Mjekësor Emergjent”, thuhet në komunikatë.