Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Greqi për ngjarjen e Symi Sympozium.
Atje Kurti e ka takuar Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për diaogun Kosovë-Serbi.
Me Lajçakun Kurti ka folur për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës.
Por Kurti shtoi se ”moti ishte më i nxehtë se diskutimi mes tyre“.
”Në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë“, ka shkruar Kurti në Twittter.