Masat e BE-së – Nuk janë sanksione, hiqen më lehtë

E publikuar: 16/07/2023 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U vendosën si masa ndëshkuese pas veprimeve të Qeverisë në Prishtinë në veri të Kosovës.

E tash kur u arrit pajtimi me Bashkimin Evropian, që të ketë shtensionim në atë pjesë të vendit, pritet të tërhiqen edhe dispozitat ndëshkuese për shtetin më të ri në Evropë.

Njohësi i këtyre proceseve Agron Hoti, thotë se shfuqizimi i tyre është më i lehtë pasi nuk janë sanksione. Si të tilla këto masa sipas Hotit do te jetë me lehtë të hiqen pasi nuk ndiqen procedura sikur të vendosjes së sanksioneve, e të cilat do të merrnin kohë.

Për Gëzim Qerimin si profesor universitar heqja e këtyre masave është çështje kohe derisa Prishtina Zyrtare të krijojë mirëbesimin e BE-së.

Situata e fundit sipas tij është sinjal për Brukselin që t`i ulë urgjent në tavolinën e bisedimeve Beogradin e Prishtinën, prej ku kjo e fundit duhet kërkojë njohjen reciproke.