Gazeta Nacionale ka publikuar një tjetër video-inçizim ku protagonist është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Në këtë video-incizim të publikuar dëgjohet deputeti Bajqinovci duke thënë se “Shpejtimi tha po ta shtroj… thash ti a e din që mediat na e q… nanën, panlat na i qesin”.
Ditëve të fundit kjo gazetë ka publikuar inçizimet ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiq të “Listës Serbe”.


















