Avokati Besnik Berisha dërgohet për trajtim në QKUK

E publikuar: 13/07/2023 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Besnik Berisha pas ndalimit prej 28 orësh, është dërguar për trajtim në QKUK. Siç raporton Sinjali ai është shtrirë në klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi për realizimin e një aksioni me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, avokati Besnik Berisha dhe N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria informoi se të njëjtit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria informoi se aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj “për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse”.