Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas përleshjes fizike mes deputetëve të opozitës dhe ministrave e deputetëve të pushtetit në Kuvendin e Kosovës.
Rama ka shkruar se një shprehje e tillë e kundërshtisë nga opozita është njollë ndaj vetes, zgjedhësve e shtetit.
Përderisa ka kërkuar distancim të opozitës “nga kjo sjellje e turpshme”.
“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, ka shkruar Rama.