Shtyhet seanca, deputetët lëshojnë Kuvendin pas përleshjes

E publikuar: 13/07/2023 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Kuvendi shkon në pauzë dyorëshe, pas situatës së krijuar, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se tek pas këtij pushimi, merret vendim nëse do rifillojë seanca me pikat e parapara, ose jo.

Ai tha se nëse ka pasur sulm fizik në kuvendin e Kosovës organet e rendit do të merren me rastin.

“Konsideroj se për shkak të kësaj, gjithë nëse ka pasur sulm fizik ajo di të trajtohet nga ligji. Sa i përket mundësisë që të vazhdoj seanca po e marrim një pushim prej dy orësh dhe të shohim se në çfarë forme mund të mbahet seanca”.