Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në një konferencë për media tha se njëra nga prioritet e Qeverisë është reforma në drejtësi, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se Projektligji për Këshillin Prokurorial është në linjë me standardet evropiane.
“Siç jeni në dijen njëra nga prioritet e qeverisë ka qenë reforma në drejtësi. Deri më tani kemi marr disa veprime që sistemi i drejtësi të jetë i pavarur”.
“Një nga reformat ka qenë lufta kundër korrupsionit. Më lejoni që të flas për Projektligji për Këshillin prokurorial nga e cila fuqizohet roli i këshillit”.
“Këtë projektligj e kemi bërë me konsultime më organizata e shoqërisë civile dhe akterët të tjerë. Ka pasur disa përkrahje edhe disa e kanë kundërshtuar. Është në linjë me standarde evropiane”, tha ajo.