Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, është takuar dje në Bratisllavë me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi.
Lajçak tha se kanë rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri.
Ai nuk dha shumë detaje.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti.
Hoti tha se “askush nuk po e di se për çka janë marrë vesh”.
Ish-kryeministri i Kosovës e ka kritikuar qeverinë për raportet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
“Washingtonin e Brukselin i kanë zëvendësuar me Ohrin e Bratisllavën. Kjo është politikë se jo mahi”, tha Hoti.
“Duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e situatës në veri”, theksoi ai.