Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se gjenocidi i Srebrenicës nuk do të harrohet kurrë.
“8372 jetë të pafajshme! 8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!”, shkroi Osmani në Facebook.
E para e shtetit tha se mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.
“Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot”, u shpreh tutje ajo.
“Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit!”, përfundoi Osmani.