Kuvendi emëron anëtarin ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë

E publikuar: 10/07/2023 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës me 71 vota ka emëruar anëtarin ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë me mandat pesëvjeçar, raporton Ekonomia Online.

Paraprakisht, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se propozimi i tij në këtë pozitë, është bërë me Ambasadën britanike.

“Si ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kam kënaqësinë të propozoj anëtarin ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Pre që ky anëtar të votohet”, tha ai.