Albin Kurti-Rama-Foto-Balkaninsight
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për Albin Kurtin, i cili nuk pranoi ta takojë në vizitën që zhvilloi sot në Prishtinë.
Rama tha se kurrë nuk i ka shkuar nga mbrapa as në Rini një Xhuljete kaq indiferente, referuar këtu Albin Kurtit.
Rama tha se ky takim ishte i nevojshëm për shkak të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në tetor. Rama thotë se nuk shkruajnë dot në raport se s’ka propozime nga Kosova se nuk kemi kontaktuar dot.
“As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një xhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”, tha Rama në Klan Kosova.