Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë në Klan Kosova, ka folur për qëndrimin e Qeverisë shqiptare për veprimet e Qeverisë Kurti në veri të vendit. I pyetur pse Shqipëria s’e ka përkrahur luftimin e bandave në veri, Edi Rama ka thënë se Shqipëria është shtet dhe s’është një parti politike në Kosovë.
Rama ka thënë se s’kam parti politike të regjistuar në Kosovë, dhe ka kujtuar fushatën që kryeministri Albin Kurti ka bërë në Shqipëri në zgjedhjet e para disa viteve atje.
Kreu i Qeverisë shqiptare ka deklaruar se edhe përkundër fushatës kundër, e ka ftuar Kurtin për drekë dhe s’i ka thënë se pse kërkon takim ndërkohë që bën fusahtë kundër.
“Shqipëria s’është parti politike në Kosovës. Unë personalisht s’kam parti poilitike të regjistruar në Kosovës. Madje madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të nisur fsuhatën elektorale në Shqipëri, me një parti të regjistruar në Shqipëri që garonte kundër partisë time, unë e kam pritur Albinin për drekë. As nuk e kam pas asnjë problem. Dhe s’ja kam ngrit fare si cështje, se si ti vjen bën fushatë këtu kundër meje dhe do takim. Absolutisht jo. Tani clidhje ka që Shqipëria se mbështeti Kosovën për luftën e bandave. Ne jemi shtet. S’jemi parti politike. S’kam dëgjuar asnjë prej aleatëve, që thotë se Kosova s’duhet të luftojë bandat.
Ky është interpretim shumë i shtrembër, që s’ka të bëjë me bandat. Ky realitet ka të bëjë me faktin, dhe ky është arsyeja e pozicionit tim. Të gjithë aletaët I kanë vënë Kosovës në treyze, mundësinë për marrëveshje historike që cliron Kosovën nga zona në hije e mosnjohjeve nga gjysma e botës dhe nga pesë shtete. Dhe kjo është arsyeja pse jemi angazhuar në këtë proces. Pastaj se cfarë bën Kosova këtu brenda me bandat, bizneset, sigurimet shoqërore, kjo nuk është detyra jonë”, ka thënë Edi Rama.