Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur sot një vizitë nëpër të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai sot është duke qëndruar në Maqedoninë e Veriut, derisa pasdite do të vizitojë Kosovën. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ende s’është konfirmuar, megjithatë Ramën do të presë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shkruan Express.
Se ky takim do të ndodhë, e kanë konfirmuar edhe nga Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media. Takimi do të ndodh në orën 17:15 në kabinetin e kryetarit Konjufca.