Tri opsionet ligjore për zgjedhje të reja në komunat veriore

E publikuar: 05/07/2023 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është opsioni që bën pjesë në secilin propozim për shtensionim të veriut.

Shpallja e zgjedhjeve të reja në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok po shihet si zgjidhje pas situatës së krijuar së fundi, raporton Klan Kosova.

Një opsion që e parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale sipas Institutit Kosovar për Drejtësi, është mbledhja e nënshkrimeve, propozim ky edhe i presidentes Vjosa Osmani.

Veç kësaj, Mazllum Baraliu profesor i së Drejtës Kushtetuese, përmend dy nga mënyrat tjera se si mund të arrihet deri te zgjedhjet e reja.

Si ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Baraliu përjashton versionin e referendumit si mungesë e legjislacionit.

Dorëheqjen e 4 kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore, si zgjidhje e ka kërkuar në vazhdimësi edhe Lista Serbe si partia më e madhe e serbëve, që e pati pushtetin në to deri në nëntor 2022