Kurti kërkon garanci se s’do të përsëritet 23 prilli: Zgjedhje po, por ndërkombëtarët s’e mbajtën premtimin

E publikuar: 05/07/2023 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti-FB

Albin Kurti-FB

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci që me to nuk do të përsëritet 23 prilli, kur serbët i bojkotuan zgjedhjet.

Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se qqë është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më i vështirë”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se i ka lutur ndërkombëtarët që të llogarisin “pa rezerva” dhe “pa kursim” në mundësitë e tij, që, siç tha ai, “23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose dimër”.