Zgjedhjet në veri – Kurti thotë se u ka shprehur gatishmëri Lajçakut e Borrellit

E publikuar: 05/07/2023 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se në takimin e djeshëm me Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak kanë diskutuar dy tema, për de-esaklim dhe normalizim.

Madje takimin ai e quajti pozitiv, duke bërë të ditur se u ka shprehur gatishmëri, emisarëve ndërkombëtarë evropianë, për zgjedhje të parakohshme në veri.

Kurti, ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ku ka thënë se duhet të ketë zbatim të marrëveshjes, e krejt kjo sipas tij mund të arrihet duke mos i braktisur vlerat evropiane.

“Në takimin e djeshëm që kemi pasur kemi diskutkuar për të dy temat edhe për de-esakilim edhe normalizim. Sa i përket de-eskalimi i kam siguruar se Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. I kam siguruar se policët e Kosovës që janë në ndërtesa të Komunave nuk janë duke zhvilluar operacione. Sepsw komunikatën që e pat lëshuar Borelli, thoshte se ka operacione. Sipas kërkesë së tyre kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhjet e parrokshme në veri”.

“Ndërrimi i pushtetit nuk mund të bëhet me dhunë por vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshëm. Ligji për vetëqeverisje lokale e përcakton me peticion. Me këtë rast institucionet do t’i respektojnë. Kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes dhe për këtë kemi marrëveshje. Takimi i djeshëm për bindjen time ka qenë pozitiv, më atë bindje ka dal edhe Lajçak, do të këtë takim edhe me zëvendësin tim. Çka ka kontribuar shumë në de-eskalim është ndarja që e kemi bërë nga bandat me serbet”, tha ai.