Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e ka cilësuar LDK-në si një parti e cila është grumbullon njerëz që s’mbrojnë idetë e tyre.
Hoxha ka thënë se LDK-ja është Lidhja e Dembelëve të Kosovës.
‘’Abdullah Hoti pa pikën e turpit pohon se pranon çdo ide me të cilën nuk është dakort. Kjo është LDK-ja. Kujtoni pohimin e LDK-së: “E rrëzuam qeverinë Kurti sepse na i kërkoi Grenelli”. LDK-ja është grupimi i njerëzve që nuk mbrojnë idetë e tyre. Lidhja e Dembelëve të Kosovës.”, shkroi ai.