Policia njofton për bllokim të rrugës kryesore në Graçanicë për shkak të protestës

E publikuar: 27/06/2023 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rruga kryesore në Graçanicë do të bllokohet për trafik, për shkak të protestës së paralajmëruar nga serbët lokalë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të protestës të së martës në Graçanicë, rruga kryesore nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik.

Në njoftimin e policisë thuhet se protesta do të nisë nga ora 11:30.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtojë trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”.

Policia ka bërë thirrje që të përdoren rrugët alternative deri në përfundimin e protestës.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, vijon njoftimi.