The Guardian shkruan sot lidhur me spekulimet për vendndodhjen e presidentit rus, Vladimir Putin, derisa ka raportime të ndryshme se avioni i tij është larguar nga Moska pas tensioneve me Wagnerin.
Ka pasur raporte të shumta se avioni presidencial i Putinit u ngrit nga Aeroporti Vnukovo i Moskës në orën 14:16 me orën e Moskës (12:16 BST) dhe më pas u nis në veri-perëndim.
Sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit FlightRadar, avioni arriti në zonën e Tverit – rreth 180 km nga Moska ku Putin ka një vendbanim.
Nuk ka qenë e mundur të konfirmohet nëse Putin ishte në aeroplan dhe zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve TASS se presidenti “po punon në Kremlin”./Express