Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas një teksti të publikuar në një “faqe informative” të quajtur “Rrugapress.al”, ku në titull për të thuhet “Propagandisti, veprimet e të cilit kërcënojnë demokracinë e Kosovës”.
Buzhala ka thënë se ky “portal” udhëhiqet nga Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.
“Qiky portal drejtohet nga Elvis Hoxha, këshilltari i Kurtit. Sipas tij unë e kërcënoj demokracinë e Kosovës. Tyben Elvis, Dejonë, Hysamedin, e krejttttt ju demokratët e rinj, qitu keni me më pasë”, ka shkruar Buzhala.
“S’kam ku shkoj. Në luftë qitu, para luftës qitu, mas luftës qitu”.
“Të hjekun, t’djegun, t’vramë. Nuk e di cka keni bo ju për këtë vend”.