Haradinaj, i vetmi nga partitë opozitare në takim me presidenten Osmani

E publikuar: 22/06/2023 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Të ftuar në takim kanë qenë edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdigjiku, mirëpo ata kanë njoftuar se e kanë refuzuar ftesën e presidentes.

Ky takim vjen pas propozimit të kryetarit të AAK-së që partitë opozitare të takohen dhe të diskutojnë me presidenten Osmani në lidhje me situaten e fundit të krijuar në veri të vendit.