Kurti: Do të shkoj në Bruksel të tregoj se deeskalimi nënkupton lirim të tre policëve

E publikuar: 20/06/2023 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm që të shkojë në takim kurdo që thirret nga emisarët e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se do të shkojë atje për të prezantuar gjithë dokumentacionin që ka Kosova për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga Serbia.

Kurti tha se shtensionim i situatës nënkupton lirim të policëve dhe dënim të agresionit të Serbisë për këtë rast.

“Unë se pari erdha që të ju njoftoj juve këtu me këto të gjetura. Do të komunikoj me Brukselin por jam i gatshëm që të shkojnë në takim në Bruksel. Dhe ta kuptoni që deeskalimi i situatës është lirimi i pa kusht i policëve. Unë jam shumë i interesuar që ta paraqes dokumentacionin e Kosovës për këtë krim që i është bërë Kosovës. Ne duam edhe drejtësi ndërkombëtare”, tha ai.