Nxirret në sipërfaqe BMW me targa të Kosovës

E publikuar: 18/06/2023 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW me targa të Kosovës. Siç informon gazetari i KlanM, Furkan Saliu, brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.

“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish”, ka thënë Saliu në edicionin e lajmeve.

Ndërsa Gazetari i Klan Macedonia, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve nga vendi ku ndodhi aksidenti i familjes Pacolli, ka treguar se ndjehet i mahnitur nga koordinimi dhe bashkëpunimi mes ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Saliu theksoi se ka filluar procesi i tërheqjes, por nuk dihet se sa mund të zgjasë. Ekipet janë tepër të vëmendshëm dhe të përkushtuar në detyrë dhe e gjithë kjo sipas tij, po jep rezultate.

“kemi përvojë në kriza të tilla dhe kemi vërejtur mos koordinim, por kësaj here me të vërtetë jam i mahnitur nga koordinimi mes ekipeve”, tha mes tjerash Furkan Saliu, raporton KlanMacedonia përcjellë Dukagjini.com.