Luzha: Presioni ndaj Kosovës është rritur aq shumë sa e vëllai me ta kthy shpinën

E publikuar: 13/06/2023 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analistja Besa Luzha, ka thënë që presioni i aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës është aq i madh, saqë edhe “vëllai t’ua kthejë shpinën”.

Sipas Luzhës, ndonëse Serbia e ka keq, bashkësia ndërkombëtare llogarit në aleancën me Kurtin në zgjidhjen e problemit si palë më e kuptueshme dhe konstruktive.

“Ti si prind shkon e merr me i folë [fëmijës] edhe me I thanë: lëshoja rrugën, mos u merr me të. E merr atë që është I mirë, sepse e di që ka të drejtë por llogarit që ai do të jetë aleati yt në zgjidhjen e konfliktit”.

“Por ndonjëherë edhe ky fëmija i mirë ngul këmbë dhe thotë: pse unë gjithmonë duhet me lëshu rrugë?”

“Presioni është enorm. A është llogaritur se çfarë ndodh mas këtij presioni?

“Hajde po e zëmë që nuk jepet pas presionit zotër Kurti, dhe vazhdojnë sanksionet ose detyrohet me heqë dorë nga qeverisja, shkojmë në zgjedhje. Çka ndodh? Kush vjen? Sa kohë humbet?

“Tash po e kuptojmë që si anëtar i NATO-s, si bashkëpunëtor i BE-së, dmth presioni është rritë aq shumë sa edhe vëllai me ta kthy shpinën”, përfundoi ajo.