Krasniqi: Alarmuese, kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë

E publikuar: 13/06/2023 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar alarmuese anulimin e takimit të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka nevojë për Shqipërinë.

”Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë“, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Rama ka thënë se nuk janë kushtet për një takim të formatit të panifikuar.

Ai ka treguar se i ka kërkuar Kurtit takim në format më të ngushtë, poqë Kurti nuk ka pranuar.