Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se gjatë takimit të sotëm me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si tre shtyllat thelbësore të Këshillit të Evropës.
“Kosova do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur dhe promovuar këto vlera në të gjithë kontinentin tonë teksa bëjmë hapa drejt anëtarësimit”, shkroi Osmani në postimin e saj në Twitter, të cilin e ka shoqëruar edhe me fotografi nga takimi në fjalë.